Lajme Zone
Policia tërheq autobotin me ujë, FNSH u drejtohet studentëve: Vazhdoni paqësisht, protestë të mbarë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Policia tërheq autobotin me ujë, FNSH u drejtohet studentëve: Vazhdoni paqësisht, protestë të mbarë!

Në një moment kur protestuesit ndodheshin përballë forcave të policisë, komandanti i FNSH-së iu afrua të rinjve në vijën e parë, duke u kërkuar të shmangin hedhjen e gurëve dhe të vijojnë tubimin paqësisht.

Policia tërheq autobotin me ujë Komandanti i FNSH-së iu afrua të rinjve në vijën e parë, duke u kërkuar të shmangin hedhjen e gurëve dhe të vijojnë tubimin paqësisht. Ai u zotua se nuk do ketë as ujë dhe as gaz lotsjellës nëse ato nuk shkaktojnë trazira Policia ka tërhequr autobotin me ujë nga zona e protestës, duke ndryshuar kështu strategji. komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar një komunikim të drejtpërdrejtë me studentët e grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit.

Në një moment kur protestuesit ndodheshin përballë forcave të policisë, komandanti i FNSH-së iu afrua të rinjve në vijën e parë, duke u kërkuar të shmangin hedhjen e gurëve dhe të vijojnë tubimin paqësisht.

"Ju vaftë mbarë, vazhdoni protestën në mënyrë paqësore. Nuk ka civilë. Mos godisni me gurë. Nëse godisni me gurë, do t'ju përgjigjemi me ujë", u shpreh komandanti.

Por komunikimi nuk u kufizua vetëm te paralajmërimi i policisë. Studentët i kërkuan komandantit të hiqte kapelën dhe të largonte efektivët civilë, për të cilët pretenduan se ndodheshin mes protestuesve.

Komandanti deklaroi se nuk kishte dijeni për praninë e policëve civilë brenda turmës.

Të rinjtë ngritën gjithashtu shqetësimin për incidentet e një dite më parë, duke kërkuar shpjegime për efektivët që, sipas tyre, kishin goditur studentët me gurë.

Përballë kësaj kërkese, komandanti i FNSH-së deklaroi se efektivët përgjegjës për veprime të tilla do të mbanin përgjegjësi.

Komunikimi mes policisë dhe studentëve vjen në ditën e katërt të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje, hedhje gurësh dhe përdorim të mjeteve të ndërhyrjes nga forcat e rendit.

Tërheqja e autobotit me ujë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me protestuesit tregojnë përpjekjen e policisë për të shmangur një tjetër përplasje, por komandanti e bëri të qartë se hedhja e gurëve do të sillte kundërpërgjigje. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Anulohen fluturimet nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, shkak problemet në sistemin e trafikut ajror italian 16 Tetor 2026, 11:5311:53Aktualitet Agravohet situata në Vlorë, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të dëmtojnë rrethimin e Muzeut Hebraik 16 Tetor 2026, 11:4111:41Aktualitet Protestuesit në Tiranë, policia shoqëron disa të rinj, bllokohet qarkullimi te "Myslym Shyri" 16 Tetor 2026, 11:3811:38Aktualitet Tensione në Lezhë, një nxënës rrezohet teksa ndiqej nga policia 16 Tetor 2026, 11:3111:31Aktualitet Mediat italiane jehonë protestave në Shqipëri: Korrupsioni kudo, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës 16 Tetor 2026, 11:2811:28Aktualitet Protesta mbyll bizneset në Rrugën e Durrësit, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin! 16 Tetor 2026, 11:2111:21Aktualitet