Një i ri pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë ka bërë thirrje për vijimin e rezistencës qytetare, ndërsa ka kërkuar që policia të mos përdoret për përplasje me protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ai iu referua edhe sulmit ndaj aktivistit Genti Progni, duke deklaruar se kërcënimet ndaj një personi mund të prekin këdo. Protestuesi akuzoi klasën politike për tradhti ndaj qytetarëve dhe tha se sipas tij vendi po përballet me probleme të rënda. Ai iu drejtua edhe efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje që të mos përballen me qytetarët. Në fjalën e tij ai ngriti pyetjen drejtuar policisë nëse duhet të përplasen me qytetarët për të mbrojtur interesa politike. “Toka ku kemi lindur, është në rrezik. Na kanë shitur, na kanë tradhtuar. Është kërcënuar dhe sulmuar me thikë vëllai jonë, Gent Progni. Dje ishte Genti, sot mund të jem unë dhe nesër ti që bën sehir nga shtëpia. Nesër mund të jetë secili prej jush që rri kokë ulur dhe gojë mbyllur. Por faqja juaj e zezë! Të harrojnë që na frikësojnë me thika pas shpine dhe plumba përballë. Të harrojnë që të na frikësojnë me procedime dhe me këpucët e tyre të prishura. U bëj thirrje policisë, mos u përdorni. Jeni më keq se kolegët tuaj në BE. Mendoni se jeni duke u vrarë me vëllezërit dhe motrat tuaja, për të mbrojtur karrigen e Ramës, që ai bën sehir nga Surreli. A doni të vriteni me ne për Ballën, për Zegjinenë?”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
