Ekipi Fly Team i ABC News ka siguaruar pamjet e protestës së pasdites përpara kryeministrisë. Në ditën e 13-të të protestës, qytetarët u mblodhën fillimisht përpara ministrisë së Arsimit, ku më pas marshuan në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ata sulmuan me gurë të dyja institucionet, ndërkohë që u përdorën edhe lëndë piroteknike.
Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për të bërë shpërndarjen dhe zhvendosjen e protestueve nga Kryeministria. Gazetarja Bleona Prengëzaj raporton se Policia ka kryer edhe disa shoqërime për personat që kanë kryer akte dhune. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

