Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së sotme qytetare jashtë Parlamentit, në ditën e 101-të të rezistencës, teksa në Kuvend ka nisur seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar.
Gjatë protestës, forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej protestuesve, ndërsa raste të tilla janë shënuar edhe më herët gjatë tubimit të sotëm.
Në një prej momenteve të tensionuara, efektivët kanë shoqëruar gazetarin dhe analistin Shpend Gashi.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania duket se Gashi tenton të komunikojë me efektivët e policisë, por pak çaste më pas shoqërohet prej tyre dhe largohet nga zona ku po zhvillohej protesta.
Ndërkohë, protesta jashtë Parlamentit vijon mes thirrjeve kundër qeverisë dhe klasës politike. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

