Pamje shqetësuese vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë përplasjeve me të rinjtë, efektivët e Policisë janë filmuar duke qëlluar në drejtim të tyre me plumba gome.
Përveç të shtënave, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën. Përballja mes të rinjve dhe forcave të rendit është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit janë përballur me një reagim të ashpër policor.
Pamjet nga bulevardi ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe përdorimin e forcës ndaj tyre.

