Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Policia po vepron si bandë e strukturuar në shërbim të një kryebanditi”, Goxhaj pas lirimit: Mercenarë të pushtetit! Kishim marrë leje pa afat


Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar pas lirimit nga komisariati, duke akuzuar Policinë e Shtetit për veprime të paligjshme gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë. Ai deklaroi për News24 se shoqërimi i tij dhe i Edison Likës ishte i pajustifikuar, pasi tubimi ishte njoftuar paraprakisht dhe po zhvillohej brenda orarit dhe vendit të përcaktuar.

Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar pas lirimit nga komisariati, duke akuzuar Policinë e Shtetit për veprime të paligjshme gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë. Ai deklaroi për News24 se shoqërimi i tij dhe i Edison Likës ishte i pajustifikuar, pasi tubimi ishte njoftuar paraprakisht dhe po zhvillohej brenda orarit dhe vendit të përcaktuar. Goxhaj dhe Lika u shoqëruan me forcë nga efektivët e policisë mbrëmjen e së mërkurës, pasi kundërshtuan vendosjen e gjobave për tubim të paligjshëm. Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa më pas studentët e zhvendosën protestën përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e dy aktivistëve. Pas daljes nga komisariati, Goxhaj këmbënguli se organizatorët kishin njoftuar zyrtarisht autoritetet për protestën dhe se dispononin edhe një përgjigje që konfirmonte marrjen e njoftimit. “Na shoqëruan se kundërshtuam policinë në një protestë të ligjshme, pasi ndalimi i qytetarëve në një protestë të njoftuar pa afat është i paligjshëm. Kemi dhe një përgjigje të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që e ka marrë njoftimin”, deklaroi Goxhaj për News24. Ai theksoi se në momentin e ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit ndodheshin brenda itinerarit dhe orarit të njoftuar, ndërsa kundërshtoi mënyrën se si policia tentoi t’u vendoste gjobat.

“Ishim brenda orarit dhe vendit të njoftuar. Policia e ka të ndaluar të na vendosë gjoba administrative. Nuk i takon policisë të na ndalojë e të na presë copa gjobash. Duhet t’i dërgonte me postë. Policia ishte me maska si bandë”, u shpreh aktivisti.

Goxhaj pranoi se gjatë ndërhyrjes pati rezistencë fizike ndaj shoqërimit, por këmbënguli se veprimet e policisë ishin të paligjshme dhe se përdorimi i sprajit me piper ishte i pajustifikuar.

“Çdo veprim i policisë është i jashtëligjshëm. Ne rezistuam që të shoqëroheshim nga policia. Ka pasur rezistencë duke u shtyrë. Policia përdori sërish në mënyrë të jashtëligjshme spraj me piper”, deklaroi ai.

Deklaratat e Goxhajt vijnë pasi është bërë publike edhe shkresa e dorëzuar më herët në polici nga organizatorët e protestës, ku përcaktohej se tubimi do të niste çdo mbrëmje në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe do të vijonte drejt Kryeministrisë.

Në dokument theksohej se protesta do të vazhdonte deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë, ndërsa organizatorët kërkonin bashkëpunimin e policisë për garantimin e zhvillimit paqësor të saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb