Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta me forcat e policisë. Gjatë tubimit raportohet për arrestime të aktivistëve dhe protestuesve. Pamjet nga protesta tregojnë efektivë policie duke u përleshur me një student, ndërsa një qytetar shihet teksa tërhiqet zvarrë në rrugë dhe goditet me shkop gome. Situata është tensionuar më tej me përdorimin e autobotit të ujit për shpërndarjen e turmës. Pavarësisht përplasjeve me policinë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në tubim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

