Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania

Policia ndërhyn për të shoqëruar protestuesit të Parku Rinia, qëllohet me gur në drejtim të tyre


Një situatë e tensionuar është krijuar mbrëmjen e së enjtes në zonën pranë Tajvanit, te Parku Rinia ku u zhvendosën një pjesë e protestuesve.

Një situatë e tensionuar është krijuar mbrëmjen e së enjtes në zonën pranë Tajvanit, te Parku Rinia ku u zhvendosën një pjesë e protestuesve. Policia ka tentuar disa herë të ndërhyjë për të shoqëruar protestuesit të cilët vazhdimisht kanë qëlluar me gur dhe sende të të forta në drejtim të efektivëve. Ndërkohë, edhe policia ka hedhur gurë mbrapsht ndaj protestuesve, por është detyruar të zmbrapset.