Skënder Hita dhe Altin Dardha Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë prej disa orësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Gjatë tensioneve janë raportuar arrestime dhe persona të lënduar, ndërsa në terren janë shfaqur edhe forcat speciale RENEA. Policia është mobilizuar e gjitha kundër protestuesve. Kreu i forcave speciale RENEA, Altin Dardha, është shfaqur me veshje ushtarake në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pranë Kryeministrisë, ndërsa në terren kanë mbërritur dy automjete të blinduara nga të cilat kanë zbritur efektivë të armatosur të njësisë speciale.
Prania e RENEA-s shënon një tjetër zhvillim në situatën e rënduar të sigurisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej disa orësh vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Dy automjetet e blinduara kanë mbërritur pranë godinës së qeverisë, ndërsa prej tyre kanë zbritur efektivë të RENEA-s, të pajisur me veshje ushtarake dhe armatim. Forcat speciale janë vendosur në terren, në një kohë kur policia ka intensifikuar ndërhyrjet për të shpërndarë demonstruesit. Në të njëjtën zonë janë parë së bashku edhe dy drejtuesit e lartë të strukturave policore, Altin Dardha dhe Skënder Hita. Prania e tyre pranë Kryeministrisë përkon me mobilizimin e forcave shtesë dhe me vijimin e tensioneve në bulevard. Gjatë orëve të fundit, policia ka ndërhyrë me tre automjete ujëhedhëse, gaz lotsjellës dhe një numër të madh efektivësh, duke u përpjekur të shtyjë turmën dhe të marrë kontrollin e hapësirave përpara selisë së qeverisë.
Nga ana tjetër, grupe protestuesish janë kundërpërgjigjur me gurë, kokteje Molotov dhe sende të forta. Përplasjet janë shoqëruar me persona të shoqëruar nga policia dhe raportime për efektivë të lënduar.
Situata është rënduar edhe nga incidentet me zjarr. Më herët, protestuesit i vunë flakën një automjeti në bulevard, ndërsa më pas u raportua për zjarr edhe në godinën e ish-Hotel Dajtit, e cila përdoret nga Banka e Shqipërisë.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detyrat konkrete që këta efektivë do të kryejnë gjatë operacionit policor.
Në ditën e pestë të protestave, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë në qendër të përplasjeve, ndërsa demonstruesit mbajnë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prania e Altin Dardhës dhe Skënder Hitës në terren, së bashku me mbërritjen e dy blindave dhe efektivëve të armatosur të RENEA-s, shënon një tjetër intensifikim të masave të sigurisë përpara selisë së qeverisë. ushtar renea hita 1 whatsapp image 2026 10 17 at 183747 3 whatsapp image 2026 10 17 at 183747 2 whatsapp image 2026 10 17 at 184236 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bulevardi plot, protestuesit nuk stepen; policia nis të përdorë plumba gome 17 Tetor 2026, 18:2718:27Aktualitet Lëndohen disa efektivë gjatë përplasjeve, dy policë përfshihen nga flakët e molotovëve 17 Tetor 2026, 18:1518:15Aktualitet Bulevardi arenë lufte/ Policia mobilizon forca të shumta, protestuesit reagojnë ashpër 17 Tetor 2026, 18:0918:09Aktualitet Vijojnë tensionet në bulevard/ Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit hedhin fishekzjarrë 17 Tetor 2026, 18:0018:00Aktualitet Momente dramatike në bulevard, qytetari rrëzohet përtokë; transportohet pa ndenja në spital 17 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Kaos në bulevard, policia ndërhyn me furgonë për të shpërndarë protestuesit 17 Tetor 2026, 17:4417:44Aktualitet

