Tensionet në kryeqytet po vijojnë, ndërsa përplasjes mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur në zonën e “Mine Peza”. Forcat e policisë shihen teksa kalojnë kundravajtje, ndërsa një prej protestuesve është kapur duke hedhur gurë në drejtim të makinave të policisë. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi. Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë. Protesta në Tiranë, policia i largon nga bulevardi dhe sheshi, protestuesit vijojnë drejt Zogut të Zi

