Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Sipas Policisë, rreth orës 09:00, është gjetur i pajetë në automjetin e tij Viktor Bardhi, rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Ndërkohë, në zonën e Ndërfushazit është gjetur edhe automjeti i tij i djegur. Sipas informacioneve paraprake, Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit i cili është ekzekutuar në 2023 në Rrëshen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe dinamika e ngjarjes.
