Tensionet janë regjistruar sërish para Ministrisë së Arsimit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë në terren duke hequr barrierat e vendosura nga protestuesit në rrugë. Ata gjithashtu kanë hedhur edhe gaz lotsjellës që ka sjellë që të rinjtë dhe protestuesit të shpërndahen përkohësisht. Pasi u larguan përkohësisht, protestuesit janë rikthyer duke hedhur gurë në drejtim të policëve.
