Lajme Zone
Policia e gjobiti me 5 milionë lekë, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetojmë me kemp, s’kam mundësi t’i paguaj
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia e gjobiti me 5 milionë lekë, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetojmë me kemp, s’kam mundësi t’i paguaj

Një 17-vjeçar i gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra pas protestës së zhvilluar të shtunën para Kryeministrisë ka rrëfyer vështirësitë ekonomike me të cilat përballet familja e tij, duke thënë se nuk ka asnjë mundësi për të paguar këtë shumë.

Në një prononcim për News24, i riu tregoi se nëna i ka ndërruar jetë prej vitesh dhe se familja jeton me të ardhurat nga ndihma ekonomike dhe pagesa e KEMP-it, të cilat, sipas tij, nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat e përditshme.

“Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me KEMP kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë. Nuk na del aspak”, u shpreh ai.

17-vjeçari tregoi gjithashtu se ka punuar në një mobileri, ku paguhej 360 mijë lekë në muaj, ndërsa shtoi se merr edhe një bursë në shkollë. Megjithatë, sipas tij, këto të ardhura nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet e familjes dhe aq më pak për të shlyer gjobën.

Ai pretendoi se në momentin e protestës ishte duke luajtur dhe nuk kishte qenë pjesë e tubimit. Pavarësisht kësaj dhe pamundësisë për të paguar shumën e vendosur, i riu deklaroi se nuk do të tërhiqet nga protestat.

“Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë. Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do të marr pjesë derisa Rama të japë dorëheqjen. Nuk më frikëson asgjë”, tha 17-vjeçari.