Tronditëse ishte ngjarja sot në fshatin Vidhisht i Roskovecit, ku një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-gruan e tij. Nipi i viktimës, që është dhe fqinj me banesën ku ndodhi krimi tregoi se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi autori i dyshuar i kishte kërcënuar me armë disa herë madje dhe ish-gruan e tij.
“Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në Ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë. Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj. Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë që martuar, por të fejuar. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fier
