Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar protestën që ka hyrë në ditën e saj të 58-të, duke folur për masat e marra nga Policia e Shtetit, sigurinë në terren dhe dinamikën e tubimit. Llabani tha për News24 se një ditë para protestës kishte qenë në vendngjarje, ku sipas saj efektivë të forcave “Shqiponja” dhe të Policisë së Shtetit kishin kontaktuar me biznese private për të siguruar akses dhe mbikëqyrje të zonës së vijës së kuqe. Sipas saj, në protestën e sotme janë angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërsa masat e marra synonin mbajtjen në distancë të protestuesve nga institucionet. Gazetarja deklaroi gjithashtu se policia kishte identifikuar disa persona të shoqëruar gjatë protestës, duke thënë se disa prej tyre ishin kapur në momente flagrante dhe ishin lokalizuar më herët nga autoritetet. Ajo foli edhe për dyshimet e policisë lidhur me sendet e hedhura gjatë protestës, duke përmendur se autoritetet kishin kërkuar informacion për vendndodhjen e vezëve, pasi dyshohej se disa prej tyre mund të ishin materiale të forta, si mermer.
Llabani tha se në protestë mund të ketë persona të infiltruar që synojnë akte të dhunshme, por sipas saj aktivistë të tjerë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Sipas gazetares, masat e marra nga policia janë të ndikuara nga perceptimi se protestuesit mund të jenë të dhunshëm. Llabani tha gjithashtu se organizatorët e protestës kanë pasur si një nga objektivat afrimin drejt Kuvendit, ndërsa përmendi edhe vendosjen e koshave të mbetjeve pranë institucionit si pjesë të tensioneve të mundshme gjatë tubimit. Ajo u shpreh se nuk beson se një forcë politike do të mund ta kontrollojë plotësisht këtë valë protestash, ndërsa parashikoi se muajt e ardhshëm mund të shoqërohen me tubime edhe më të mëdha.
“Kam qenë një ditë më parë në vendngjarje, ku punonjës të Shqiponjave dhe Policisë së Shtetit kanë kontaktuar me biznese private për pasur akses dhe në survejim zonën, vijën e kuqe. Në këtë protestë numri i policëve ka qenë 1500 forca. Duket se gardhi dhe urdhrat që kanë qenë, kanë qenë për të mbajtur sa më larg protestuesit. Pra ka pasur një organizim të përqendruar. Policia ka pasur dhe të evidentuar personat që ka shoqëruar. Disa prej tyre kanë kapur në momente flagrante. Kanë qenë të lokalizuar. Mënyra se si është bërë shoqërimi i tij, e kanë ditur se ku ka qenë protestuesi. Policia ka pasur informacione ku është dyshuar se vezët mund të jenë mermeri apo dhe mund të jenë shkulur trotuaret. Policia iu kërkon personazheve të protestës, që të nxjerrin se ku janë vezët, pasi kanë pasur dyshime se Ato kanë qenë prej mermeri. Ka njerëz, të infiltruar në këtë protestë, që po e përdorin protestën, që sillen dhunshëm. Por janë ndaluar nga aktivistët për të bërë veprime të tilla. Fakti që në protestë ka gazetarë, fëmijë, nëna, apo baballarë që mbajnë karroca, do të thotë se aty nuk ka qellim që të shkohet te dhuna. Nëse goditet me miell, domate dhe vezë apo hiqen hekurat, kjo nuk është akt dhune. Masat që janë marrë nga policia, janë reflektuar. Policia mendon se protestuesit do të jenë të dhunshëm. Ka një skenar dhe të protestuesve, që kanë vendosur që përveçse sheshi, një nga projeksionet të jetë Kuvendi. Madje dhe afrimi i koshave të mbetjeve para Kuvendit, një deputet mund të futej në koshin e plehrave. Nuk besoj se një nga forcat politike do të kap protestat. E dija që revolucioni Flamingo do të ishte i tillë, pasi nuk mund të rrinte tërë kohës paqësor. Mendoj se shtatori do të jetë edhe më i flakët për protestat madhështore. Zemra pompon.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: llabani protesta
