Policia "blindon" Kuvendin Qytetarët janë mbledhur përpara Parlamentit dhe në pika të tjera strategjike rreth Kuvendit, ndërsa Policia ka ngritur një perimetër të përforcuar sigurie me FNSH, "Shqiponjat" dhe autobotë me ujë Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, e cila pritet të nisë në orën 10:00.
Paralelisht me zhvillimin e saj, qytetarët janë mbledhur në protestën e 58-të radhazi përpara godinës së Parlamentit, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.
Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Kuvendit, por janë organizuar në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.
Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare, Policia e Shtetit ka vendosur një numër të madh efektivësh në terren. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, të përbërë nga dy rreshta të forcave "Shqiponja" dhe një rresht të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të situatës. Sipas raportimeve nga terreni, në disa raste efektivët kanë tentuar t'i largojnë protestuesit nga pozicionet ku ishin vendosur, ndërsa deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe nuk janë shënuar incidente.
Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit, deputetët pritet të shqyrtojnë çështjet e parashikuara në rendin e ditës, ku përfshihen ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare, si edhe procedura të tjera parlamentare.
Vëmendja mbetet e përqendruar te zhvillimi i protestës jashtë Parlamentit dhe mbërritja e deputetëve e anëtarëve të qeverisë, ndërsa pritet të shihet nëse tubimi do të zhvillohet pa incidente deri në përfundim të seancës plenare.
policia protesta policia protesta26 ki sd Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti 27 Korrik 2026, 08:4008:40Aktualitet Protesta e doganierëve grekë bllokon për katër orë Kapshticën, pezullohet lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve 27 Korrik 2026, 08:2508:25Aktualitet Sot seancë plenare në Kuvend, priten ndryshime në komisionet parlamentare 27 Korrik 2026, 07:5707:57Aktualitet "Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit"/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit 27 Korrik 2026, 07:3307:33Aktualitet Eurostat ngre alarmin: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit 27 Korrik 2026, 07:1907:19Aktualitet Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot 27 Korrik 2026, 07:1307:13Aktualitet

