Lajme Zone
Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit

Drejtori i policisë bashkiake të Durrësit ka paralajmëruar të gjithë ata individë që do të guxojnë të zënë sërish hapësirat publike siç ka ndodhur rëndom edhe më parë, se do të përballen me ligjin.

Policia Bashkiake e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e parkimeve të zëna forcërisht, në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit. Për zënien e këtyre hapësirave publike, individë të caktuar përdorin kone plastike, goma, hekura dhe mjete të tjera. LEXO edhe...‘Benzi’ përplaset me Land Rover’ në Fushë-Krujë, ndërron jetë gazetari 26-vjeçar! (EMRI+VIDEO) Drejtori i policisë bashkiake të Durrësit, Flamur Gjuzi, ka paralajmëruar të gjithë ata individë që do të guxojnë të zënë sërish hapësirat publike siç ka ndodhur rëndom edhe më parë, se do të përballen me ligjin. Mësohet se paralelisht më këtë aksion, policia bashkiake e Durrësit ka evidentuar edhe zonat, që pritet të përcaktohen për parkimet e automjeteve të banorëve rezidentë në lagjet dhe rrugët e qytetit. R.Xh/ReportTv.al Durres policia bashkiake parkimet Flamur Gjuzi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.1% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 3998 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?