Lajme Zone
Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti në hyrje të Korçës/ Viktima një 60-vjeçar, efektivi përfundon në reanimacion
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti në hyrje të Korçës/ Viktima një 60-vjeçar, efektivi përfundon në reanimacion

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës. Një drejtues motomjeti ka humbur jetën, pasi është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një punonjës policie i qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Viktima, drejtuesi i motomjetit, mësohet se ishte rreth 60 vjeç.

Punonjësi i policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Top Channel