Pasi qeveria i ka zgjidhur problematikat e tij, një i moshuar ka qëndruar për 5 orë jashtë rezidencës qeveritare në Pogradec për të pritur përfundimin e mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë. Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, i moshuari u shpreh se kërkon ta falënderojë personalisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë, Ilir Xhakolli, për zgjidhjen e shqetësimeve të tij. I pyetur nga gazetari nëse do të presë deri në përfundim të takimit, i moshuari konfirmoi me bindje se do të qëndrojë aty vetëm për ta përqafuar kryeministrin. Intervista e plotë: Gazetari: Edhe një herë, s’e kuptova, përse do ta takosh Ramën? Zotëria: Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, mi ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë. Gazetari: Kush Ilir, kryetari i bashkisë? Zotëria: Eee. Gazetari: T’i ka zgjidhur? Zotëria: Po. Gazetari: Edhe kërkon thjesht ta falënderosh? Zotëria: Po, po. Gazetari: Po mbaron vonë Rama. Zotëria: Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq. Gazetari: Vetëm për ta përqafuar? Zotëria: Po, kaq. Do rri.
