Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pogradec/ Tentuan të fusnin në burgun e grave në Pojskë thikë dhe telefon, shoqërohen në polici familja rumune (VIDEO)


familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg. Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshahur një thikë dhe një telefon celular.

Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit. Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg. Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshahur një thikë dhe një telefon celular. LEXO edhe...Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO) Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar arsyet e futjes së thikës, pasi e dënuara nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera. Pas ngjarjes u ushtrua kontroll edhe në qelinë e saj, ku nuk u gjend asnjë send tjetër i paligjshëm. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al telefon thike Korce burgu i pojskes pogradec Komento Komente Erik: 28/08/2026 09:56 E ka dashur per te qeruar mollet, apo prere qepet e Pojskes. Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4157 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?