Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Pogradec/ Përfshihet nga flakët godina e përpunimit dhe paketimit të kafesë


Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e një biznesi të përpunimit dhe paketimit të kafesë në qytetin e Pogradecit.

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e një biznesi të përpunimit dhe paketimit të kafesë në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Mësohet se kjo është hera e dytë që ky biznes përfshihet nga zjarri.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, ndërsa nga të dhënat e deritanishme nuk mund të bëhen përllogaritjet e dëmit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Pogradec