Mali i Zi shuan dilemat, Shqipërisë nuk është një nga dy vendet që synon destabilizimin e pretendentit kryesor për t’u anëtarësuar në BE.
Televizioni publik malazez citon burime qeveritare të Podgoricës, duke konfirmuar se kryeministri Milojko Spajiç nuk nënkuptonte Shqipërinë si vendi që kryen veprime hibride për të destabilizuar vendin.
Analisti Martin Leka tha se është e rëndësishme që është vërtetuar se Shqipëria nuk është pjesë e këtyre skenarëve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Lekës, Shqipëria ka treguar se është një vend që krijon vetëm klimë bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në Ballkan dhe jo probleme.
Ai theksoi se diplomacia shqiptare e ka bërë të qartë se vendi është një faktor stabiliteti në Ballkan dhe se lajmi financohet nga qarqe serbe.
” Në këtë makineri informacionesh të pavërteta si ai që implikon Shqipërinë, është një gjë e mirë që i ndodh Shqipërisë kur është vërtetuar që nuk është pjesë e atyre dy vendeve që krijon destabilizim me Malin e Zi. Zhurmën si lajm e bëri, por Shqipëria me gjithë elementët e saj treguan maturi dhe respekt, duke qenë të sigurt që Shqipëria është një vend që krijon vetëm klimë bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në Ballkan dhe jo probleme. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në fund të startit drejt BE-së dhe të dy vendet nuk janë të interesuara të lançohen si vende që mund të krijojnë përshtypje për destabilizim. Diplomacia shqiptare e ka bërë të qartë që vendi është një faktor stabiliteti në Ballkan dhe s’mund të jetë kurrë një fuqi që bën tentativa për destabilitet. Lajmi që financohet nga qarqe serbe. Mbi 50 për qind të aksionerëve i kanë njerëz që mbështesin opozitën serbe.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni

