Lajme Zone
Po transportonte me taksi armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po transportonte me taksi armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksia”

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksia”

Transportonte me taksi 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), me municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Taksia”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin taksi që drejtohej nga 30-vjeçari, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”, shërbimet e Policisë gjetën, në sediljen e pasme, një armë zjarri kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole dhe një fishek në krehër.

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 30-vjeçari i kishte marrë armët në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet