Dy 20-vjeçarë nga Bulqiza kanë rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës 4 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, përmes kufirit me Greqinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.
Gjatë ndjekjes, sipas Policisë të rinjtë nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar. Ata akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet
