Lajme Zone
“Po transformojnë lumin Drin, punimet pranë Kullës së Elez Murrës”
PolitikëJOQ Albania

“Po transformojnë lumin Drin, punimet pranë Kullës së Elez Murrës”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, ku shpreh shqetësimin për punimet që, sipas tij, po zhvillohen në brigjet e lumit Drin, pranë fshatit Hotesh, në njësinë administrative Selan, Dibër, shumë pranë Kullës së Elez Murrës, monument kulture.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, ku shpreh shqetësimin për punimet që, sipas tij, po zhvillohen në brigjet e lumit Drin, pranë fshatit Hotesh, në njësinë administrative Selan, Dibër, shumë pranë Kullës së Elez Murrës, monument kulture.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen mjete të rënda, ekskavatorë dhe kamionë që punojnë përgjatë shtratit të lumit, ndërsa qytetari pretendon se ndërhyrjet po ndryshojnë rrjedhën natyrore të Drinit dhe po dëmtojnë peizazhin e zonës.

Sipas denoncuesit, punimet ndodhen vetëm pak metra larg Kullës së Elez Murrës, një monument me rëndësi historike dhe kulturore për zonën e Luznisë. "Shikoni çfarë po i bëhet lumit Drin. Na thuhet se nuk lejohet të prekësh as një gur në lumë, ndërsa këtu po transformohet i gjithë shtrati. Punimet po bëhen pranë Kullës së Elez Murrës, një monument i mbrojtur. Kjo është Dibra, më 22 korrik 2026," – dëgjohet të thotë qytetari në video. Ai pretendon gjithashtu se ndërhyrjet po kryhen shumë pranë monumentit kulturor dhe se po ndryshojnë tërësisht konfigurimin e lumit dhe të terrenit përreth.

Sipas informacionit të dhënë nga qytetari, zona ku zhvillohen punimet ndodhet rreth 10 minuta larg qytetit të Ulzës, në afërsi të fshatit Hotesh.

JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse punimet janë të pajisura me lejet përkatëse apo nëse respektojnë legjislacionin mjedisor dhe atë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, si edhe institucioneve të tjera përgjegjëse, të verifikojnë situatën në terren dhe të sqarojnë nëse punimet janë në përputhje me ligjin dhe nëse cenojnë lumin Drin apo monumentin kulturor pranë tij. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)