Chris Murphy Senatori demokrat i Connecticutit, Chris Murphy ka pësuar një goditje në tru të shtunën dhe po trajtohet në Spitalin Johns Hopkins.
Sipas një deklarate nga shefja e stafit të tij, Allison Herwitt, Murphy filloi të ndjente mpirje në dorë ndërsa shikonte ndeshjen e hokejit të të birit të shtunën.
Ai u dërgua në spital, ku mjekët përcaktuan se kishte pësuar një goditje në tru. Më pas ai u transferua në Johns Hopkins për të mbetur nën mbikëqyrje të ngushtë mjekësore.
"Mjekët janë optimistë për rrjedhën e tij. Ai është zgjuar, plotësisht i vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe ne besojmë se do të shërohet plotësisht", tha Herwitt.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve të dielën pasdite se sapo kishte mësuar për shtrimin në spital të Murphy-t dhe do ta kontaktonte atë në kohën e duhur.
Sipas mediave të huaja, senatori 53-vjeçar është një nga demokratët më të njohur në Senat dhe ka udhëtuar nëpër Shtetet e Bashkuara duke bërë fushatë përpara zgjedhjeve të mesmandatit të së martës. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

