Lajme Zone
Po përgatisnin një atentat, RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po përgatisnin një atentat, RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona

Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

Foto ilustruese Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar në katër qytete. Hetuesit dyshojnë se të arrestuarit po përgatisnin një atentat dhe mund të kenë lidhje me ngjarje kriminale të mëparshme në Sarandë dhe Mirditë... Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat. Të arrestuarit kishin disa ditë nën vëzhgim nga policia, e cila ka ndërhyrë për t'i kapur përpara se të realizonin vrasjen e dyshuar.

Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë operacionit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje, për të cilat dyshojnë se tre personat do t'i përdornin gjatë atentatit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se të arrestuarit mund të jenë të njëjtët persona që qëndrojnë pas atentatit të ndodhur në Sarandë. Policia po verifikon gjithashtu lidhjet e mundshme të tyre me ngjarjen kriminale në Mirditë.

Operacionin e ka drejtuar Policia e Lezhës, ndërsa arrestimet janë kryer në Shkodër, pas disa ditësh ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim të personave të dyshuar.

Ndërkohë, policia po zhvillon kontrolle të shumta në disa qytete, përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën, për të siguruar prova të tjera dhe për të identifikuar persona që mund të kenë lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Armët dhe veshjet e sekuestruara pritet t'u nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar nëse kanë lidhje me ngjarjet kriminale që po heton policia.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për persona të përfshirë edhe në atentatet e mëparshme në Sarandë dhe Mirditë.policia po përgatisnin një atentat operacion në shkodër lezhë dhe sarandë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Gjendet një snajper i groposur në Tragjas të Vlorës, dërgohet për ekzaminim balistik 9 Tetor 2026, 11:1911:19Kronike Detaje nga shpërthimi me tritol në Kamëz, zbardhen dëshmitë e babë e bir; pista që po hetohet 9 Tetor 2026, 10:5210:52Kronike Arrestohet në Itali “krahu i djathtë” i Tarzanit të Elbasanit, i dënuar nga GJKKO për tentativë vrasjeje dhe grup kriminal 9 Tetor 2026, 10:2210:22Kronike I akuzuar për disa vrasje, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar; zbardhet emri 9 Tetor 2026, 08:5808:58Kronike Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz 9 Tetor 2026, 08:3808:38Kronike Miliona lekë, mijëra euro dhe armë të sekuestruara në Fier; 14 persona nën hetim për këmbim valutor pa licencë 8 Tetor 2026, 18:1618:16Kronike