Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himarë është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. Njoftimi i policisë: LEXO EDHE:Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! 'Transballkanikja' dhe 'Lungomarja' akset më të ngarkuara (VIDEO) Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë. Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: ndertim pa leje imt himare Vlore himare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.8% Jo 45.6% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1002 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

