Lajme Zone
“Po na shkrijnë malet?” Qytetari nga Kruja denoncon punime me mjete të rënda
PolitikëJOQ Albania

“Po na shkrijnë malet?” Qytetari nga Kruja denoncon punime me mjete të rënda

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke shprehur shqetësimin e tij për gërryerjen e një pjese mali në zonën e Krujës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke shprehur shqetësimin e tij për gërryerjen e një pjese mali në zonën e Krujës.

Qytetari i cili ndodhet me pushime në këtë zonë, nga ballkoni i hotelit ka vënë re mjete të rënda, si fadroma, eskavatorë, edhe kamionë e punëtorë që po kryejnë punime në shpatin e malit.

"Jam me pushime në Krujë. Nga ballkoni i hotelit pashë se një pjesë e malit po gërryhet. Nuk e di çfarë punimesh po kryhen, por më bëri shumë përshtypje. Kur afrova kamerën për të bërë foto, pashë fadroma, eskavatorë, kamionë dhe punëtorë që po punonin në mal", shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Në këtë fazë, nuk dihet natyra e punimeve dhe nëse ato po kryhen mbi bazën e lejeve përkatëse. Qytetari u bën thirrje autoriteteve kompetente që të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një projekt të miratuar apo për një aktivitet tjetër në zonë.