Lajme Zone
“Po na helmojnë me gaz nga mëngjesi në darkë”/ Arbër Lleshi ironizon deklaratat e Ramës: Si te filmi “I teti në bronz”, do ndalohet edhe ecja me duar në xhepa!
PolitikëBalkanWeb

“Po na helmojnë me gaz nga mëngjesi në darkë”/ Arbër Lleshi ironizon deklaratat e Ramës: Si te filmi “I teti në bronz”, do ndalohet edhe ecja me duar në xhepa!

Aktivisti Arbër Lleshi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe paketën e re të masave ligjore të paralajmëruara prej tij për protestat, duke i krahasuar kufizimet me ato të paraqitura në filmin shqiptar “I teti në bronz”.

Aktivisti Arbër Lleshi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe paketën e re të masave ligjore të paralajmëruara prej tij për protestat, duke i krahasuar kufizimet me ato të paraqitura në filmin shqiptar “I teti në bronz”. Në një intervistë për News24 nga protesta e ditës së sotme përpara Kryeministrisë, Lleshi ironizoi paralajmërimet e Ramës për ndëshkimin e protestuesve, ndërsa akuzoi policinë për përdorim të vazhdueshëm të gazit lotsjellës ndaj qytetarëve. “Më kujtohet filmi ‘I teti në bronz’: ndalohet ecja me duar në xhepa. Ne po mbrohemi nga helmi që na hidhet”, deklaroi aktivisti. Ai theksoi se protestuesit kanë kërkuar prej katër muajsh dorëheqjen e kryeministrit përmes tubimeve paqësore, por sipas tij, përgjigjja e autoriteteve ka qenë përdorimi i forcës. “Katër muaj kemi protestuar paqësisht, kemi kërkuar dorëheqje. Po na hedhin helm nga mëngjesi në darkë. Dje u krijua një re e madhe në gjithë qendrën e Tiranës”, u shpreh Lleshi. Aktivisti ngriti shqetësimin për pasojat që mund të sjellë përdorimi i gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera nga policia, duke pyetur se çfarë tjetër duhet të ndodhë që institucionet të reagojnë. Ai komentoi gjithashtu reagimet publike të kryeministrit Rama, duke pretenduar se ato tregojnë vështirësitë e qeverisë për të menaxhuar situatën e krijuar nga protestat.

“Qeveria është më e dobët se kurrë. Përditë, sa flet kryeministri, tregon se situata i ka dalë nga kontrolli”, tha aktivisti.

Në fund, ai ironizoi paralajmërimet e Ramës për masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në protesta.

“Statusi që nxjerr në Facebook: ‘Do ju dënoj’. Seriozisht e ke?”, u shpreh Lleshi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb