Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Po mbledhim firma për ta shpallur Ramën të rrezikshëm”/ Protestuesi nga Gjermania: Në 25 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Blihet ende uji me autobot dhe s’ka rrugë


Një protestues nga diaspora ka deklaruar që I ka dalë sepse në Shqipëri nuk ka asnjë kusht dhe nuk ka ndryshuar asgjë në 25 vite. Ai tha se kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe në Gjermani ka nisur një peticion për ta shpallur Ramën të rrezikshëm.

Një protestues nga diaspora ka deklaruar që I ka dalë sepse në Shqipëri nuk ka asnjë kusht dhe nuk ka ndryshuar asgjë në 25 vite.

Ai tha se kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe në Gjermani ka nisur një peticion për ta shpallur Ramën të rrezikshëm. “Kërkoj të drejtat e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të çohen sepse çmimet janë shumë të larta. Prej 25 vitesh jetoj në Gjermani ekonomia është skëterrë, në Gjermani rroga mesatare 1500 euro dhe 1 kg oriz është 80 cent.

Shumë njerëz në Gjermani kanë bërë thirrje se Rama është i rrezikshëm, nëse presim vendi do të shitet. Nuk po shohim asnjë ndryshim, s’ka ujë. Në Kamëz blejnë ujë me bot, s’ka ujë, s’ka shkolla, s’ka rrugë dhe siguri.

Lëreni popullin të lirë dhe largohuni’, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb