Mbi 2 mijë persona u mblodhën para katedrales në Funchal të Portugalisë, pasi në rrjetet sociale dhe në disa media u përhapën zërat se Cristiano Ronaldo do të martohej fshehurazi me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Spekulimet nisën pasi disa media evropiane raportuan se çifti kishte zgjedhur katedralen historike të Funchalit për një ceremoni private. Zërat u përforcuan edhe nga pretendimet se një hotel luksoz pranë kishës ishte rezervuar për këtë rast. LEXO edhe...Pas 10 vitesh bashkë, Cristiano Ronaldo dhe Georgina gati për dasmën e ëndrrave në Portugali! Dalin detajet e ceremonisë luksoze dhe lista e VIP-ave të ftuar Në rrjetet sociale qarkulluan edhe ftesa të rreme me kod veshjeje, ndërsa, megjithëse Ronaldo dhe Georgina nuk konfirmuan asgjë, mijëra fansa dhe turistë e morën lajmin si të mirëqenë dhe u mblodhën para katedrales. Kaosi arriti kulmin kur një makinë luksoze Rolls-Royce mbërriti para kishës. Duke besuar se brenda ndodhej Georgina Rodriguez, qindra persona rrethuan automjetin, duke filmuar me telefonat dhe duke thirrur emrin e Ronaldos. Stafi i kishës dhe shoqërueset e nuses u detyruan t'u shpjegonin të pranishmëve se në makinë nuk ndodhej Georgina, por Fatima Nicole, një banore e zonës që po martohej me partnerin e saj, Fabio Ramos. Punonjësit e sigurisë larguan turmën për t'i hapur rrugë çiftit, ndërsa më vonë vetë katedralja publikoi fotografitë e dasmës, duke i dhënë fund zërave për një martesë sekrete të Cristiano Ronaldos. U.D/ReportTv.al christiano ronaldo georgina rodriguez Portugali Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4147 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

