Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Aksidenti u regjistrua pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku sipas të dhënave paraprake, gruaja po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet që po lëvizte në atë segment. E lënduara mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit. Burime spitalore bëjnë me dije se ajo po merr trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë. Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurës.
