Lajme Zone
Po hanë kokat e njëri-tjetrit!
PolitikëPamfleti

Po hanë kokat e njëri-tjetrit!

Po hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe kanë kohë që e bëjnë. Ajo që dikur zhvillohej në heshtjen e korridoreve të pushtetit, sot ka dalë në shesh me gjithë egërsinë e vet. Nuk ka më miqësi, nuk ka më mëshirë, nuk ka më as atë minimum etik që i pengon njerëzit të shkelin mbi dikë me të cilin kanë ndarë pushtetin, privilegjet dhe një pjesë të jetës.

Blendi Klosi dhe Erion Veliaj / Edi Rama ka kultivuar për vite me radhë rivalitetin dhe urrejtjen mes njerëzve të tij. Sot, ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët po shqyejnë njëri-tjetrin në një luftë për pushtet ku nuk ka mbetur as mirënjohje, as mëshirë, as turp... Lufta brenda Partisë Socialiste ka kaluar nga rivaliteti politik në armiqësi personale. Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku besnikëria ndaj tij vlen më shumë se çdo marrëdhënie njerëzore. Sot, ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij po i kthehen njëri-tjetrit me një egërsi që nuk njeh kufinj.

Po hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe kanë kohë që e bëjnë. Ajo që dikur zhvillohej në heshtjen e korridoreve të pushtetit, sot ka dalë në shesh me gjithë egërsinë e vet. Nuk ka më miqësi, nuk ka më mëshirë, nuk ka më as atë minimum etik që i pengon njerëzit të shkelin mbi dikë me të cilin kanë ndarë pushtetin, privilegjet dhe një pjesë të jetës.

Erion Veliaj kërkon nga qelia të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla i kujton se partia nuk është mburojë për problemet e tij me drejtësinë. Njëri kërkon të mos e fshijnë politikisht, tjetri kujdeset të mos i hapë derën. Në mes qëndron Edi Rama, njeriu që për vite me radhë ka përcaktuar fatin politik të të dyve.

Kjo është fotografia e një partie ku pushteti ka gërryer çdo marrëdhënie njerëzore. Një tufë çakejsh që ushqehen me gjakun e njëri-tjetrit, ndërsa presin viktimën e rradhës.

Rama ka kultivuar një model drejtimi ku askush nuk duhet t'i besojë askujt. Ka ushqyer rivalitete, ka shpërndarë favore, ka ngritur njerëz në piedestal dhe i ka rrëzuar brenda një nate. Në këtë sistem, miqësia zgjat sa interesi, ndërsa mirënjohja shuhet bashkë me funksionin.

Veliaj nuk është një i huaj për këtë mekanizëm. Për vite me radhë ka qenë pjesë e tij, madje një nga përfituesit kryesorë. Sot po provon mbi veten të njëjtën logjikë pushteti që dikur i shërbente. Asnjë prej atyre që i buzëqeshnin kur drejtonte Bashkinë e Tiranës nuk duket i gatshëm të rrezikojë qoftë edhe një grimë nga pozita e vet për të.

Më e rëndë se përplasja politike është mënyra si po zhvillohet ajo. Nuk ka më sens mëshire, as sens pudori. Njerëz që deri dje përqafoheshin përpara kamerave, sot sillen sikur nuk janë njohur kurrë. Secili përpiqet të shpëtojë lëkurën e vet, edhe nëse për këtë duhet të shkelë mbi tjetrin.

Në këtë luftë nuk ka nevojë për armiq. E kanë marrë vetë përsipër këtë punë. E njohin njëri-tjetrin shumë mirë, ua dinë dobësitë, sekretet, ambiciet dhe frikërat. Pikërisht kjo njohje e bën përplasjen kaq të egër.

Edi Rama mund të vazhdojë t'i ndërrojë njerëzit, t'i afrojë dhe t'i largojë sipas interesit të ditës. Mirëpo sistemi që ka ndërtuar ka prodhuar diçka që nuk kontrollohet lehtë: urrejtjen e grumbulluar mes qëniesh mjerane që kanë jetuar për vite me radhë nën të njëjtën çati pushteti.

Dikur hanin së bashku në të njëjtën tryezë. Sot po hanë kokat e njëri-tjetrit.

Dhe askush nuk e di se kush do të jetë kurbani i radhës./Pamfletipo hanë kokat e njëri-tjetrit! gjergj zefi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Fitore si e Pirros 10 Nëntor 2026, 10:5310:53Editorial Vëllezërit problematikë të kryeministrave të rajonit 9 Nëntor 2026, 12:2612:26Editorial Kryqi i rëndë i Gjeneral Eisenkotit 8 Nëntor 2026, 12:2612:26Editorial Përse njerëzit po revoltohen, kur bota është më e pasur? 7 Nëntor 2026, 11:5211:52Editorial Nuk mund të fshiheni pas budallallëkut! 6 Nëntor 2026, 11:3311:33Editorial A mësuan gjë arrogantët e Tiranës nga zgjedhjet në Amerikë? 5 Nëntor 2026, 11:2011:20Editorial