Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“’Po folët, ju gropos!’, plani nuk ishte rastësi!”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni sulmoi Klodiana Lalën për t’i dhënë mesazh dikujt tjetër


Gazetari Artan Hoxha foli në “Kjo Javë” në News24 edhe për përplasjen e ndodhur mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, dhe gazetares Klodiana Lala. Hoxha deklaroi se e mbështet kolegen e tij dhe tha se reagimi i Hysenit, sipas tij, mund të shihej edhe si mesazh për gazetarët e tjerë.

Gazetari Artan Hoxha foli në “Kjo Javë” në News24 edhe për përplasjen e ndodhur mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, dhe gazetares Klodiana Lala. Hoxha deklaroi se e mbështet kolegen e tij dhe tha se reagimi i Hysenit, sipas tij, mund të shihej edhe si mesazh për gazetarët e tjerë. Po ashtu ai tha se Hyseni shigjetoi pikërisht Lalën, për t’i dhënë mesazh dhe dikujt tjetër. Nisida Tufa: Zonja Hyseni ditën e enjte, aty ku të gjithë shkojnë në SPAK, largojnë pak me dorë mikrofonat e shumtë të kolegëve gazetarë që ju drejtohen. Të gjithë futen dhe më pas dalin pa thënë asnjë fjalë, të paktën çfarë kemi parë deri tani. Zonja Hyseni zgjodhi të atakojë gazetaren Klodiana Lala. Shumë është folur, shumë është komentuar. Dua të të pyes ty, si e përcolle së pari atë seancë aty? Artan Hoxha: Ajo aty quhet verifikimi i kushteve të masës. Sigurisht që masa është marrë. Pra, komunikimi është bërë aty. Të pyesin vetëm emrin e nënës, emrin e babait. Të pyesin çfarë mund të thuash ndonjë gjë, po, si të thuash, nuk është se ka ndonjë vlerë. Unë e mbështes kolegen dhe gazetaren Klodiana Lala dhe e inkurajoj për detyrën që bën. Jam në mbështetje të saj. Çfarëdo lloj gjëje, po marrin të mirëqenë që shefja e shërbimit ka një informacion…Gazetarët takojnë gjithkënd. Po problemi është si e nxjerrin informacionin gazetarët. A është i vërtetë apo s’është i vërtetë? Në qoftë se do merrem me perceptimin, në qoftë se mua më kanë çuar në SPAK se kam nxjerrë Edi Ramën me një person që dënohet me burgim të përjetshëm, tani ku është krimi këtu?! Tani, në rastin konkret, Klodiana Lala është duke bërë detyrën e vet. Detyra e vet është që të pyesë. Mund të pyesë këdo. Por unë mendoj që shefja e Shërbimit ishte në gjendje kaq të rënduar dhe unë më tepër mendoj që ajo dëshmoi që nga ana profesionale ka qenë shumë e dobët. Tani, a ishte ky një presion dhe një shantazh për të gjithë, në momentin që Klodiana Lala i drejton një pyetje, ajo zonjë mund të përgjigjet ose mund të mos përgjigjet. Por ajo e kishte të menduar dhe, duke agresuar, ka shumë mendime që ajo mund ta ketë bërë këtë për t’i çuar mesazh dikujt tjetër. Unë mendoj që ajo e ka bërë aty thjesht për të agresuar Klodiana Lalën dhe nëpërmjet asaj të gjithë gazetarët e tjerë. Duke u thënë; “unë kam informacion për të gjithë ju dhe po folët, unë do t’ju gropos”. Ajo e ka ditur shumë mirë që në këtë moment, nëse mediat do të heshtin, kjo histori do ta kalonte siç bëri Rama. Nisida Tufa: Po, a ia ka rënduar pozitat vetes me këtë?

Artan Hoxha: Jo vetëm i ka rënduar. Ajo u tregoi çdo homologu të vetë se sa e dobët ka qenë. Ajo po shkonte për masë sigurie dhe ajo që bëri ndaj koleges Lala ishte jo thjesht presion, kaloi përtej. Në fund të fundit, gazetarja është familjare, ka fëmijë, ka prindër, pra ajo mund të gjejë 1000 forma. E ka bërë sepse vëmendja e të gjitha kamerave ka qenë aty. Të gjitha televizionet ishin live. Ajo e dinte që ishte në çastin më të ndjekur dhe ishte personazhi më i ndjekur. Dhe ajo pikërisht në këtë moment e ka sulmuar Klodin, për të konstatuar dhe vëmendja. Janë disa gjarpërinj të cilët të kafshojnë dhe tërhiqen dhe presin që helmi që ata hodhën të të lërë ty të vdekur dhe pastaj ata rikthehen. Kjo ka bërë të njëjtën gjë. Kjo metodë që ka përdorur aty është fiks: kafsho, fut pigmentin dhe prit pastaj përpëlitjen e tjetrit. Dhe prandaj e mbështes dhe e inkurajoj. Dhe më tepër se kolegëve i bëj thirrje publikut dhe qytetarëve; Ta keni parasysh që aty njerëzit që i shërbejnë më shumë qytetarit dhe interesave të qytetarit dhe publikut janë ata me mikrofon në dorë. U pëlqejnë ose s’u pëlqejnë. Kini në dorë pultin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Artan Hoxha