Bretkosat e falënderuan Zotin për këshillën dhe u kthyen në pellg... Na ishte njëherë një pellg i madh, ku jetonin mijëra bretkosa. Ishin të lira të notonin, të guatnin, të kërcenin e të grindeshin me njëra-tjetrën. Kishin edhe grindjet e tyre politike, por këto zakonisht përfnin me disa të shara dhe ndonjë zhytje në baltë. Një ditë vendosën se u duhej një mbret. Askush nuk e dinte mirë përse, por të gjitha ishin dakord se një pellg pa mbret nuk mund të merrej seriozisht. Iu lutën Zotit t'u dërgonte një të tillë.
Zoti mori një trung të madh dhe ua hodhi në mes të pellgut. Trungu ra me një zhurmë të tmerrshme. Bretkosat u trembën aq shumë sa për tri ditë nuk guxuan të nxirrnin kokën nga balta.
Dalëngadalë filluan t'i afroheshin. Njëra kërceu mbi trung dhe, kur panë se nuk ndodhi asgjë, hipën të gjitha sipër tij. Guatën, kërcyen, bënë gara dhe organizuan madje edhe një festival. Trungu nuk ndërhyri asnjëherë në punët e tyre. Nuk caktoi taksa, nuk arrestoi askënd dhe nuk mbajti asnjë fjalim. Kjo e fundit u konsiderua një dobësi e pafalshme për një mbret.
Pas disa kohësh u mërzitën dhe iu ankuan Zotit se u kishte dërguar një trung në vend të një mbreti të vërtetë.
Zoti ua plotësoi përsëri dëshirën. Kësaj here u dërgoi një lejlek. Ishte i bukur, i bardhë, qafëgjatë, me këmbë elegante dhe me një sqep madhështor. Ecte me hijeshi dhe i shikonte të gjithë nga lart. Bretkosat u mahnitën. Më në fund kishin një mbret me pamje ndërkombëtare. Për më tepër, ai kishte udhëtuar në tri kontinente dhe njihte personalisht disa krokodilë.
Lejleku nisi menjëherë punën. Për mëngjes hëngri pesë bretkosa, për drekë dhjetë dhe për darkë pesë të tjera. Ishte njeri i rregullt, megjithëse nuk ishte njeri. Nuk kishte nevojë për kalendar. Orarin e ngrënies e respektonte me një përpikëri që do ta kishte zili çdo administratë shtetërore.
Pellgu ndryshoi. Bretkosat nuk këndonin më. Nuk kërcenin dhe nuk luanin. Sapo afrohej ora e ngrënies, fshiheshin nën trungun që dikur e kishin përqeshur. Ndërkohë, lejleku shëndoshej dhe bretkosat pakësoheshin. Megjithatë, raportet zyrtare tregonin se konsumi ishte rritur dhe ekonomia e pellgut po zhvillohej.
Një ditë, disa bretkosa propozuan largimin e mbretit. Por menjëherë dolën disa të tjera që shtruan pyetjen që e konsideronin vendimtare: Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?
Kështu nisi një debat i madh në pellg. Bretkosat diskutonin nëpër gjethe zambakësh, në brigjet me baltë dhe në studiot që ishin ngritur mbi kallamishte. Diskutimet vazhdonin nga mëngjesi në darkë, me përjashtim të orëve kur lejleku hante. Atëherë në pellg binte heshtja.
Disa mendonin se lejleku duhej larguar, të tjera se ishte e rrezikshme të ndërrohej mbreti pa pasur një zëvendësues të sigurt. Kishte edhe nga ato që pranonin se lejleku i hante, por ngulnin këmbë se një mbret tjetër mund të hante edhe më shumë. Madje, sipas disa ekspertëve, njëzet bretkosa në ditë nuk ishte ndonjë shifër shqetësuese po të krahasohej me numrin e përgjithshëm të popullsisë së pellgut.
Bretkosat e reja që kërkonin të drejtonin pellgun nuk merreshin fare në konsideratë. U mungonte përvoja. Ndërsa lejleku kishte përvojë të madhe. Ai kishte shumë vite në krye të pellgut dhe e njihte çdo cep të tij, veçanërisht vendet ku fshiheshin bretkosat më të shëndosha.
Të dëshpëruara, bretkosat iu drejtuan përsëri Zotit. Kërkuan t'i shpëtonte nga mbreti që po i zhdukte.
Zoti i dëgjoi me durim dhe u kujtoi se pellgu ishte plot me bretkosa. Mund të zgjidhnin njërën prej tyre për t'i drejtuar dhe, nëse nuk u pëlqente, ta zëvendësonin me një tjetër. Madje, nëse kishin aq shumë dëshirë për mbretër, mund t'i ndërronin sa herë të donin, pa qenë nevoja të përfnin në stomakun e askujt.
Bretkosat e falënderuan Zotin për këshillën dhe u kthyen në pellg.
Të nesërmen, lejleku hëngri pesë bretkosa për mëngjes, dhjetë për drekë dhe pesë për darkë. Ndërkohë, në pellg vazhdonte debati për mungesën e alternativës.
Një bretkosë e re propozoi përsëri largimin e lejlekut, por një nga bretkosat e pallatit e ndërpreu menjëherë me pyetjen e njohur: Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?
Për fat të keq, bretkosa e re nuk arriti të përgjigjej. Pikërisht në atë çast kaloi lejleku dhe e gëlltiti. Ishte bretkosa e 21-të për atë ditë. Bretkosat e tjera e panë skenën dhe i thanë njëra-tjetrës: “Vetë e pati fajin. Pse e hapi gojën?”
Dhe vazhduan të njëjtin debat me të njëjtën pyetje: — Ja, e hoqëm lejlekun, po ku ka ndonjë që mund ta zëvendësojë? 5 Komente A Ameriqi, Ameriqi… 13 Nëntor 2026, 18:16 U ngjall Ezopi,
Shqiptar-amerikan,
Një këmbë n’amerikë,
Një këmbë n’vatan Zili ja kishte,
Bota mbarë,
Kërkush nuk e lexonte,
K’të mushkë me barrë Mëndjen vriste
Junior Ezop,
Më mirë se hiç
Po ja fus kot S’kish me se merrej,
Se pirdhte njeri,
Tepër kishte dalë
Edhe në shtëpi Prandaj sa pa hiç
Ezop do të bëhet
Pragut ti bjerë
Dera ta dëgjojë
Në se pordhët e tija
Ndokush ti degjojë Përgjigjjuni A Albert Luca. 13 Nëntor 2026, 18:43 Do vëmë Sali lugatin... Përgjigjjuni D Davida Miska 13 Nëntor 2026, 19:00 Anton Vrame, akoma nuk qenke martuar. Si ja ke bere deri tani o " korbi i zi".
Mjaft e kullote boten. Përgjigjjuni A ATEISTI–PËRRALLA ME MBRET 13 Nëntor 2026, 19:31 Luani, zjarri dhe plani i Zotit
________________________________ Na ishte njëherë një pyll i madh, ku prej shumë dekadash mbretëronte Luani. Bashkë me të snte edhe familja e tij, brez pas brezi. Luani hante kë të donte, ndërsa përreth vetes kishte krijuar një oborr me çakej, hienat dhe kafshë të tjera servile, të cilat i ushqente me privilegje, copa gjahu dhe poste në administratën e pyllit. Kafshët e tjera ishin lodhur nga mbretërimi i tij. Nuk donin më Luanin. Donin ta hiqnin nga froni, por kishin një problem: nuk kishin vendosur se kush do ta zëvendësonte. Disa propozonin Ujkun, disa Ariun, të tjerë madje edhe Gomarin. — S'ka rëndësi kush vjen pas tij! — thoshin me zemërim. — Mjafton të ikë Luani! Luani, nga ana e tij, nuk kishte ndërmend të largohej. — Ky pyll është imi! — ulërinte ai. — Këtu kanë mbretëruar babai, gjyshi dhe stërgjyshi im. Nuk kam ndërmend t'ia lë askujt! Kështu, kafshët vendosën të përdornin një mënyrë tjetër për ta rrëzuar: i vunë flakën pyllit. Por ndodhi diçka e çuditshme. Në vend që të digjej froni i Luanit, po digjeshin foletë e zogjve. Në vend që të shkatërroheshin pallatet e oborrit mbretëror, po digjeshin strofullat e lepujve, strehët e iriqëve dhe pemët ku banonin ketrat. Luani vazhdonte të qëndronte në fron, ndërsa kafshët e tjera humbnin shtëpitë, ushqimin dhe sigurinë. Disa prej tyre, edhe pse u digjej strofulla, vazhdonin të bërtisnin: — Le të digjet i gjithë pylli, vetëm Luani të ikë! Një ditë, Dhelpra, që deri atëherë ki Përgjigjjuni K Kostandini i vogl 13 Nëntor 2026, 20:13 E mrekullueshme me nenkuptim te forte.Mesazh teper i qarte nen pendet e mbretit Lejlek fshihet kokthumbi Edvin Rama, nen lekuren e bretkosave pjesa dhjeramane e shqiptareve. Bravo Çome Gellçi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion Nga gjobat te burgu, si po e kufizon Europa të drejtën për të protestuar 13 Nëntor 2026, 16:3416:34Opinion Luftë pa tanke e plumba: Katër shtyllat e ofensivës informative ruse kundër Perëndimit 13 Nëntor 2026, 16:2216:22Opinion Fronti opozitar kërkon të rrëzojë Ramën, por kush e ka projektin për Tiranën? 13 Nëntor 2026, 14:4514:45Opinion Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës 13 Nëntor 2026, 14:4314:43Opinion Lufta e re e Evropës: Paniku si armë, pasiguria si front! 12 Nëntor 2026, 18:5718:57Opinion Ben Blushi: Me Blendi Fevziun për ‘Historitë e Çmendura të Tiranës’! 12 Nëntor 2026, 10:2410:24Opinion

