Lajme Zone
“Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama për protestën: Me gurin keni vetëm dy mundësi, këmbët e shpejta ose…
PolitikëTop Channel

“Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama për protestën: Me gurin keni vetëm dy mundësi, këmbët e shpejta ose…

Kryeministri, Edi Rama në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, foli në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Ai tha se një opsion është edhe ulja e moshës së lejuar për dënimin penal, që aktualisht është 18 vjeç.

Kryeministri, Edi Rama në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, foli në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Ai tha se një opsion është edhe ulja e moshës së lejuar për dënimin penal, që aktualisht është 18 vjeç. “Komunikoj vazhdimisht me njerëz në telefon dhe ia delegoj edhe ministrave, e jo më të mos flas me ata që vijnë nga protesta. Të vijnë, le të më thonë se duhet të largohem, të më thonë se ne kemi një program më të mirë se ty, edhe pse njerëzit të kanë votuar. Le të hapim këtë diskutim, jam i gatshëm të dëgjoj këdo, kudo, kurdo. Me këtë (gurin) jo vetëm që nuk ka shans të imponohet asnjë lloj axhende, por ka dy mundësi, ose të largohet me këmbët e shpejta ose të përballet me ligjin.

Po përgatisim një paketë për ata që dhunojnë. Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit, që i kërkon një më një dëmshpërblimin. Gjykata, edhe pse në këndvështrimin tim ka lënë për të dëshiruar, i ka konsideruar të gjitha arrestet të ligjshme. Edhe pse në këtë rast, gjykatësit janë të kompleksuar nga trysnia e madhe e kësaj force të verbër. Edhe në rastet e ndalimit të të miturve gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore.

Prindi ka përgjegjësinë e vet, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në kushtet e veçanta sociale prindërit duhen ndihmuar, por prindërit do të jenë pjesë e përgjegjësisë së dëmit të shkaktuar nga fëmijët e tyre. Nuk ka je i mitur dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ulja e moshës për dënimin penal është një aspekt që ne po e studiojmë, siç po bën Europa, por ky është instrument i forcës së shtetit. Ne duam të ndjekim aspektin penal, të familjes që i ka këta fëmijë.

Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve. E di që duhet të largoheni se keni punë më të rëndësishme se të më dëgjoni mua këtu. Keni gjithë solidaritetin dhe mirënjohjen tonë, kur disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si diçka të ngjashme me 1991.

Nuk dua të hyj këtu, se me pedagogët është temë tjetër dhe gjërat kam dëshirë t’i them përballë. Flisni sa më shumë me mësuesit, se kjo është diçka që dihej që kur nën puplat e flamengove u fshehën edhe duar që sot kanë dalë haptaz, por çfarë e sfidon një shtet e bën më të fortë.

Policia meriton gjithë respektin e të gjithëve, sepse siç tregojnë të gjitha faktet, jo ata që i ushqejnë njerëzit si elita bulevardeske, tregon për vetëpërmbajtje të policisë nën shiun e gurëve. Të përgjigjesh me ujë dhe gaz nën atë lloj shiu dhe të reagosh kur situata është e pamundur të përmbahet, tregon profesionalizëm dhe përmbajtje. Faleminderit dhe mbajeni atë ditarin, sepse është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Rama. Top Channel