Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Po digjet qyteti!”/ Situatë dramatike në Krujë, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre


Situata paraqitet tejet dramatike në Krujë, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe qytetarët.

Situata paraqitet tejet dramatike në Krujë, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe qytetarët. Sipas raportimeve të qytetarëve pranë BalkanWeb, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në disa zona dhe flakët kanë përfshirë edhe banesa. Banorët raportojnë për një situatë të rëndë, ndërsa frika është shtuar teksa zjarri vijon të afrohet me zonat e banuara. “Po digjet qyteti!”, ishte thirrja dëshpëruese e një qytetari që kontaktoi me redaksinë e BalkanWeb, duke përshkruar situatën alarmante në terren. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, po përparojnë drejt banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente, ndërsa në zonat e rrezikuara është përhapur paniku për shkak të afërsisë së flakëve me banesat. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për evakuim e zonave të prekura. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe rrezikon seriozisht një numër të konsiderueshëm banesash në disa zona të Krujës, mes tyre lagjja Luban, Barabit dhe Abaze, si edhe zona e Rrugës së Malit, ku ndodhen biznese dhe banesa, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe drejtimet Ali Lam dhe Kërçinë. Situata më alarmante paraqitet në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Në këtë lagje ndodhen rreth 300 banesa, ndërsa banorët janë në alarm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: banesa digjet kruje