Lajme Zone
“Po digjesha nga dëshira për ta nxjerrë nga vetja, por nuk mundesha”, rrëfimi emocional i Camillas për sekretin e sëmundjes së mbretit Charles
BotëTop Channel

“Po digjesha nga dëshira për ta nxjerrë nga vetja, por nuk mundesha”, rrëfimi emocional i Camillas për sekretin e sëmundjes së mbretit Charles

Mbretëresha Camilla ka folur për herë të parë për vështirësinë që përjetoi kur iu desh të mbante sekret diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, Mbretit Charles, përpara se lajmi të bëhej publik.

Mbretëresha Camilla ka folur për herë të parë për vështirësinë që përjetoi kur iu desh të mbante sekret diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, Mbretit Charles, përpara se lajmi të bëhej publik. Në një film të publikuar për 30-vjetorin e organizatës së mbështetjes për pacientët me kancer Maggie’s, Camilla tregoi se gjatë një vizite në një prej qendrave të saj, më 31 janar 2024, mezi e kishte përmbajtur veten për të mos treguar se Charles ishte diagnostikuar tashmë me kancer.

“Po digjesha nga dëshira për ta nxjerrë nga vetja, por sigurisht që nuk mundesha”, rrëfeu Camilla gjatë bisedës me drejtuesen e Maggie’s, Dame Laura Lee.

Në atë kohë, Charles po rikuperohej pas trajtimit për zmadhimin e prostatës, por tashmë ishte diagnostikuar me një formë të papërcaktuar kanceri. Buckingham Palace e bëri diagnozën publike vetëm pesë ditë më vonë, më 5 shkurt 2024.

Camilla tha se vizita në qendrën e kancerit ishte veçanërisht emocionale, pasi përballë saj ndodheshin pacientë dhe familjarë që po përjetonin të njëjtën situatë me të cilën po përballej edhe familja mbretërore.

“Pothuajse thashë diçka, por e kuptova se nuk ishte momenti”, tregoi ajo.

Ajo shtoi se situata e bëri të kuptonte edhe më shumë rëndësinë e qendrave të tilla për pacientët dhe familjarët e tyre.

Duke folur për mënyrën se si Charles e përballoi sëmundjen, Camilla tha se bashkëshorti i saj nuk lejoi që diagnoza ta ndalte nga angazhimet publike.

“Asgjë nuk e ndaloi. Ai thjesht tha: ‘Kjo është mënyra ime. Kështu do ta përballoj’”, rrëfeu mbretëresha.

Charles u rikthye në angazhimet publike në prill 2024, më pak se tre muaj pasi kishte nisur trajtimin.

Camilla përdori gjithashtu rastin për të theksuar rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe emocionale për pacientët me kancer dhe familjarët e tyre, duke bërë thirrje që çdo spital të ketë një qendër të tillë. Top Channel