Një debat është shënuar në sallën e Kuvendit mes nënkryetares së Kuvendit, Evis Kushi, dhe deputetit të PD-së, Klevis Balliu. Kushi i tërhoqi vëmendjen Balliut gjatë zhvillimit të seancës, duke i kërkuar të ruajë qetësinë dhe të shmangë përdorimin e gjuhës joparlamentare.
“Nëse deputeti përdor gjuhë joparlamentare dhe kërcënon seancën, ju lutem mbani qetësi”, u shpreh Kushi.
Në reagim, Balliu e kundërshtoi ndërhyrjen e nënkryetares, duke pyetur: “Po çfarë bëra unë?”. Top Channel

