Lajme Zone
“Plumbi i Artë”: SPAK kërkon 302 vite burg për të pandehurit, 10 vite për Dumanin
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Plumbi i Artë”: SPAK kërkon 302 vite burg për të pandehurit, 10 vite për Dumanin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burg për personat e akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje dhe trafik droge.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burg për personat e akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje dhe trafik droge.

Për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka bashkëpunuar me organet hetimore duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale, SPAK ka kërkuar 10 vite burg. Ndërsa për dy të penduarit e tjerë, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, janë kërkuar përkatësisht 15 dhe 13 vite burg.

Dënimet më të rënda janë kërkuar për Henrik Hoxhajn dhe Petrit Doçin, me nga 35 vite burg secili. Për Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin, prokuroria ka kërkuar nga 25 vite burg.

Nga 20 vite burg janë kërkuar për Asllan Plakun, Agron Doçin, Fatos Gosën dhe Xhulian Hoxhën, ndërsa për Ardian Uzunin dhe Albert Pashajn janë kërkuar nga 15 vite burg.

Pretenca më e ulët është kërkuar për Gentian Sharrën, me 9 vite burg.

Lista e plotë e dënimeve të kërkuara nga SPAK:

Nuredin Dumani – 10 vite burg

Henrik Hoxhaj – 35 vite burg

Skerdi Tase – 13 vite burg

Erjon Alibej – 15 vite burg

Besian Xhixha – 25 vite burg

Enver Diva – 25 vite burg

Xhulian Hoxha – 20 vite burg

Petrit Doçi – 35 vite burg

Agron Doçi – 20 vite burg

Asllan Plaku – 20 vite burg

Altin Ndoci – 25 vite burg

Fatos Gosa – 20 vite burg

Ardian Uzuni – 15 vite burg

Albert Pashaj – 15 vite burg

Gentian Sharra – 9 vite burg

Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesat e SPAK dhe të marrë vendimin përfundimtar për secilin prej të pandehurve.

Kujtojmë se Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej kanë statusin e të penduarit të drejtësisë.