Një dhunë të ashpër ndaj protestuesve studentoro-popullor e revolucionarëve “flamingo” po ushtrojnë trupat e asaj që mban statusin Policia e Shtetit. Një status që detyron qënien mbrojtëse e rendit, qetësisë publike dhe jetës së qytetarëve taksapagues, kontribues të fondit me të cilin kjo polici paguhet. Rrahje barbare me shkopinj gome, grushtat e shkelmat, tërheqjet zvarrë, tonelata gazi, përdorimi i plumbave të gomës, deri në pjesë jetike të trupit, ndaj protestuesve përbëjnë arsenalin e mjeteve policore.
Nga 31 maji 2026, ditënisja zyrtare e valës së protestave të përditshme qytetare në Tiranë (para Kryeministrisë) dhuna policore ndaj pjesëmarrësve në to ka ardhur në rritje të ndjeshme.
Në të shtunën e 24 tetorit dhuna arriti kulmin e ndërhyrjes barbare, duke shënuar numër të ndjeshëm protesuesish të lënduar lehtë e rëndë. Midis të cilëve student, gazetarë, taksapagues, e policë. Falë transmetimeve nga media pasojat e brutalitetit policor i kemi parë të gjithë drejtëpërdrejtë nga terreni. Me indinjatë, sigurisht sepse na duket e pakuptimtë, e pajustifikueshme një dhunë e tillë policore ndaj popullit protestues, që si taksapagues investon për policinë jo për tu rrahur. Për të përligjur mënyrën e sjelljes së dhunëshme qeveria në detyrë, nëpërmjet deklaratave të policisë, komunikon se gjithsa ndodh në përballjen protestues-polici është brenda standarteve të BE.
Ndërkohë ekspert të pavarur i hedhin poshtë deklaratat policore, duke e vlerësuar ndërhyrjen e dhunëshme të Policisë së Shtetit në tejlkalim të standarteve. Për të nxjerrë një konkluzion rreth standartit apo tejkalimit të tij po sjell statistika zyrtare vlerësuese të sjelljeve policore anti-protesta.
Le ta nisim me përdorimin e plumbave të gomës që përbëjnë pjesën më të rrezikëshme të protestave dhe trendin në rritje të aksioneve policore shqiptare, veçanërisht pas stimulimit nga qeveria me shpërblimin 2500 euro.
Për përdorimin e plumbave të gomës dhe predhave të tjera kinetike ndaj protestuesve standardet evropiane dhe ndërkombëtare (të mbështetura nga Gjykata Europiane e Drejtave të Njeriut(GJEDNJ) dhe praktikat e OKB-së/Amnesty International), përfshijnë disa rregulla strikte. Përdorimi i tyre duhet të rregullohet nga parime të rrepta. “Predhat e gomës duhen përdorur vetëm si mjet i fundit, kur masat e tjera jo të dhunshme kanë dështuar, vetëm përballë një kërcënimi real, të menjëhershëm ndaj jetës ose integritetit fizik”, detyron standardi, që nuk lejon përdorjen në mënyrë të verbër, masive e të përgjithshme për të shpërndarë një turmë protestuesish. “Çdo përdorim duhet të jetë i drejtuar specifikisht ndaj individit që paraqet rrezik aktiv, duke respektuar rreptësisht parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit”.
Ky është standarti, që dikton ndalimin e goditjeve në zona jetike si koka, fytyra, qafa, gjoksi, pasi mund të shkaktojnë vdekje, verbim ose dëmtime të rënda të pakthyeshme. Sipas udhëzimeve teknike, goditjet e lejuara me plumba gome duhet të synojnë vetëm këmbët.
Tejkalimi i këtij standarti sjell pasoja serioze për shëndetin e protestuesve. Një rishikim sistematik mjekësor i botuar në revistën “BMJ OPEN” doli në përfundimin se 3% e rasteve të përdorimit të predhave të gomës rezultuan me vdekje.
5.5% e të mbijetuarve mbetën me paaftësi të përhershme (kryesisht verbim). Franca është një nga vendet ku plumbat e gomës (të njohur si LBD) përdoren gjerësisht gjatë protestave dhe kanë shkaktuar dhjetëra raste të humbjes së syve apo gjymtimeve.
Hetimet e brendshme policore shpesh i kanë shfajësuar oficerët me argumentin e "vetëmbrojtjes", ndërsa rastet kur oficerët përballen me akuza penale (si rasti i fundit në Tours ku një polic u akuzua për verbimin e një 16-vjeçari) janë të izoluara. Në Katalonjë, policia rajonale i ndaloi plumbat e gomës në vitin 2014 pas fushatave të viktimave që kishin humbur sytë, por policia kombëtare spanjolle vazhdon t'i përdorë ato. Gjyqet ndaj policëve për këto raste janë tepër të rralla, një ndër rastet më të njohura është gjyqi i nisur ndaj katër policëve kombëtarë për verbimin e protestuesit Roger Español.
Nga totali prej 320 persona Ministria shqiptare e Shëndetësisë, raportoi zyrtarisht 92 protestues të lënduar (ku përfshiheshin 192 efektivë policie, 36 kalimtarë e gazetarë.
Gjatë përplasjeve të fundit të 24 tetorit, ku policia përdori gaz lotsjellës me shumicë, ujë dhe plumba gome, u raportuan 12 protestues të tjerë të lënduar, mes të cilëve edhe një i ri që humbi shikimin e 4 fëmijë të mitur.
Organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistëve kanë dokumentuar dhjetëra raste specifike të dhunës policore apo përdorimit joproporcional të forcës, duke kërkuar hetime zyrtare për zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit.
Hetime serioze, jo të mbështetura në parimin e mbrojtjes së dhunuesve me uniform, që në paaftësi për të ndarë “huliganët” e turmave, marrin në qafë kalimtarët apo protestuesit e ndërshëm, që në respektim të ligjeve, ushtrojnë të drejtën e lirisë së garantuar nga Nenin 150 i ndërlidhur me nenet 2 (Pika 2), 151, 152, 177 të Kushtetutës. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

