Gushti ka përfunduar, por në Shëngjin vera duket se nuk ka ndërmend të largohet. Dita e dytë e shtatorit kanë sjellë një tjetër ritëm në bregdet. Është më qetë, por ende ka pushues që shijojnë detin dhe temperaturat e larta. LEXO edhe...Lezhë/ Policia Rrugore prezanton bilancin e muajit gusht: Mbi 5 mijë masa, 2806 drejtues të ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë E gjithë vija bregdetare vijon të jetë e populluar, ndërsa pjesa më e madhe e pushuesve janë nga Kosova, të cilët vijojnë të zgjedhin Shëngjinin edhe në vjeshtë. “Më mirë se korriku.” “Ne vijmë çdo vit nga dy herë. Zakonisht për ne është shtatori e qershori”, thonë disa pushues. Sipas bizneseve turistike, prenotimet për këtë muaj janë në nivele të kënaqshme, një tregues se bregdeti i Shëngjinit po tërheq pushues edhe në vjeshtë. Hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera turistike vijojnë aktivitetin, ndërsa pushuesit shfrytëzojnë ditët e ngrohta të shtatorit dhe qetësinë. P.J/E.H/ReportTv.al plazhe Lezhe Shengjin Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.1% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 3998 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
