Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyrë Albania”, një tjetër projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti.
Rama deklaroi se administrata do shohë vetveten, teksa do i përgjigjet në kohë qytetarëve, lidhur me shqetësimet e tyre.
“Pra, këtu jemi në atë “thembrën e Akilit” që thashë për të cilën ua kam bërë me dije zotimin se do ta kthejmë çdo hall, çdo kërkesë, çdo ankesë, çdo problem në një “pako” DHL-je. Pra, siç nisim me DHL një pako apo një letër dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës se ku ndodhet do të bëjmë edhe me ankesën, kërkesën, problemin, shqetësimin. Kjo, nga njëra anë, do t’i japë mundësi çdo qytetari të shohë statusin e “pakos” së vet dhe nga ana tjetër do t’i japë mundësinë administratës, do t’i japë mundësinë institucioneve përkatëse, do japë mundësinë edhe shkallës së hierarkisë që të mund të ndjekin në kohë reale se ku ku ngec një “pako”, ku ngec një kërkesë apo ku ngec një ankesë? Sepse ne mund të kemi diskutime për “u zgjidh apo s’u zgjidh” gjëja, ashtu siç njëra palë apo pala tjetër shteti dhe qytetari e konceptojnë, por nuk mund të kemi më diskutime “a u mor a s’u mor përgjigjja”. Dhënia e përgjigjes në kohë është një detyrim që duhet ta mbajmë si parësori në këtë marrëdhënie”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama
