Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka kritikuar mënyrën se si funksionojnë institucionet shtetërore dhe raportet e tyre me strukturat e Partisë Socialiste, duke deklaruar se mes tyre ka një shkëputje që po krijon pakënaqësi te qytetarët dhe vetë socialistët. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Ndreca u shpreh se socialistët përballen me ankesa të vazhdueshme nga qytetarët, por nuk kanë mundësi të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemeve, pasi institucionet nuk tregojnë ndjeshmërinë e duhur ndaj kërkesave të tyre. Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të jenë ura lidhëse mes qytetarëve dhe shtetit, ndërsa mungesa e reagimit ndaj problematikave bën që qytetarët ta shohin shtetin si armik. “Vetë socialistët janë ata hallexhinjtë që kanë kërkesa vetë nga institucionet e PS-së, por ka një shkëputje mes strukturës së PS-së dhe institucioneve shtetërore që nuk kanë ndjeshmëri politike. Dua të them se përgjegjësia që buron nga vota i nxit njerëzit për të garantuar zbatimin e detyrave që ka secili institucion dhe kjo ndjeshmëri mungon, jo tërësisht, por ka shkëputje dhe kjo krijon pakënaqësi. Kush është ura lidhëse mes shtetit dhe qytetarit? Institucioni. Kur shkëputen, qytetarët e shohin shtetin si armik”, deklaroi Ndreca. Për të ilustruar këtë problematikë, avokati tregoi rastin e një gruaje që, sipas tij, për shkak të një gabimi administrativ në ndryshimin e mbiemrit, kishte humbur gjysmën e pensionit. Ndreca tha se kishte dërguar shkresa pranë institucioneve për zgjidhjen e rastit, por nuk kishte marrë reagimin e nevojshëm. Ai shtoi se përmes strukturave politike përcillen shqetësimet e qytetarëve, por mungojnë mekanizmat për të verifikuar nëse institucionet i kanë zgjidhur realisht ato.
Ndërkohë, Ndreca kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj socialistëve, duke iu referuar raportimeve mediatike sipas të cilave ky i fundit u ka kërkuar të mos e lënë vetëm përballë problematikave.
Sipas avokatit, është kontradiktore që socialistëve t’u kërkohet përgjegjësi për punën e institucioneve dhe drejtuesve të tyre, kur emërimet në qeveri nuk janë diskutuar dhe miratuar në forumet e partisë.
“Institucionet nuk po avokojnë dhe e bukura është se Rama u turret socialistëve pastaj, duke u thënë ‘më lini vetëm’, sipas raportimeve mediatike. Ndërkohë, kur u pyet PS-ja dhe kur i mori përgjegjësitë PS-ja për drejtorët që emërohen, ministrat që emërohen? Ku u votua në Asamblenë e PS-së apo Kryesinë e PS-së kabineti qeveritar? Ku u diskutua? Që të kesh gjithë të drejtën t’u kërkosh edhe llogari anëtarëve të Kryesisë apo Asamblesë së PS-së, por kur ti i zgjedh të gjithë vetë dhe i kërkon llogari partisë…”, u shpreh Ndreca. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Nuk di të jem përjashtuar nga PS, por u godit karriera ime politike”, Plarent Ndreca: Ramës ia kam bërë të qartë, nëse interesat e Veliajt bien ndesh me ato të partisë, jam në krah të tij “Kryeministri donte të më largonte si avokat të Veliajt”, Plarent Ndreca: Më akuzon se e nxis kryebashkiakun të pavarësohet nga ai! “Veliaj ka dy muaj që ecën me paterica, ka thyer këmbën në burg”, Plarent Ndreca: Nuk na japin rezonancën dhe grafitë për t’i konsultuar me specialistët
