Lajme Zone
“Plan tinëzar kundër osmanëve! Skënderbeu u bë mysliman për të mësuar taktikat e tyre!”
TeknologjiJOQ Albania

“Plan tinëzar kundër osmanëve! Skënderbeu u bë mysliman për të mësuar taktikat e tyre!”

Një video e publikuar nga influencerja turke Kadriye Uysal Yahiaoui, e cila ndiqet nga qindra mijëra persona, ka ngjallur reagime për mënyrën se si ajo rrëfen historinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa ndodhet pikërisht përpara monumentit të heroit tonë kombëtar në qendër të Tiranës.

Një video e publikuar nga influencerja turke Kadriye Uysal Yahiaoui, e cila ndiqet nga qindra mijëra persona, ka ngjallur reagime për mënyrën se si ajo rrëfen historinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa ndodhet pikërisht përpara monumentit të heroit tonë kombëtar në qendër të Tiranës.

Në video, ajo e paraqet Skënderbeun si një person që u përfshi në strukturat osmane, u konvertua në Islam dhe shërbeu në ushtrinë osmane për të mësuar taktikat e tyre.

Sipas saj, pasi mësoi këto taktika, Skënderbeu u kthye në Shqipëri, mblodhi ushtrinë dhe përdori njohuritë e marra kundër osmanëve, duke e përshkruar këtë si “një plan tinëzar, të shtrirë në vite”.

Pikërisht këtu qëndron edhe reagimi ndaj videos: nuk bëhet fjalë për një koment të bërë në Turqi apo në një kontekst privat, por për një rrëfim të historisë së heroit kombëtar shqiptar, të bërë në zemër të Tiranës, përpara monumentit të tij.

Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura më e njohur e rezistencës shqiptare ndaj Perandorisë Osmane dhe heroi kombëtar i shqiptarëve. Për këtë arsye, mënyra se si një vizitore e huaj zgjedh ta interpretojë dhe ta prezantojë historinë e tij, pikërisht përpara monumentit që shqiptarët i kanë ngritur në qendër të kryeqytetit, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në videon e saj, influencerja nuk ndalet thjesht te fakti historik se Skënderbeu shërbeu në ushtrinë osmane, por ndërton një narrativë sipas së cilës ai kishte ndjekur një “plan tinëzar” të shtrirë në vite për të mësuar taktikat osmane dhe më pas për t’i përdorur kundër tyre.

Kjo është mënyra se si ajo zgjedh ta rrëfejë historinë e një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Dhe ndoshta detaji më domethënës i gjithë videos është pikërisht sfondi: monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, në qendër të Tiranës.

Mund të diskutosh historinë, mund të kesh një këndvështrim tjetër dhe mund të shprehësh interpretimin tënd. Por kur këtë e bën në Shqipëri, përpara monumentit të heroit kombëtar shqiptar, mënyra dhe gjuha e përdorur nuk kalojnë pa u vënë re.