Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje në Poliklinikën e Shkodrës / Një adoleshent plagosi me thikë një 32-vjeçar, në pranga u vu edhe babai i tij


Ky është momenti kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës.

Ky është momenti kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi Arvin Fregjajn, si dhe babain e tij, Agron Mehmetaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armës së ftohtë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërsa Agron Mehmetaj akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe konflikti nisi për motive të dobëta, të lidhura me radhën e pritjes në poliklinikë.

Pas plagosjes së 32-vjeçarit vëllai i tij Arben Këpeca mori një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe u nis për të vrarë autorin e ngajres por u ndalua menjëherë nga forcat e policisë.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë. Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin luftarak në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet