Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosje me thikë në afërsi të shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej personave ka mbetur i plagosur pasi është goditur me mjet prerës. I dëmtuari, Rigels Janaqi, 42 vjeç, ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar, Gëzim Ramka, 54 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy personat kanë probleme të shëndetit mendor, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel

