Lajme Zone
Plagosje me thikë në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut, u paraqit vetë në spital
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me thikë në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut, u paraqit vetë në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë.

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shëngjinit, siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, ndërsa i plagosur ka mbetur Renato Leka.

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia Top Channel