Lajme Zone
Plagosje me armë zjarri gjatë natës në kryeqytet, shpallet në kërkim autori 28-vjeçar, dyshohet se konflikti ndodhi për shkak të një borxhi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në kryeqytet, shpallet në kërkim autori 28-vjeçar, dyshohet se konflikti ndodhi për shkak të një borxhi

Disa të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Disa të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Uniformat blu, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, kur shtetasi S.Z., 28-vjeç ka plagosur shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërsa mësohet se 28-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Top Channel